
Muzikanti i ri Bojken Yzeri ka rrëfyer në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pasionin e tij për muzikën që në vegjëli.
Ai thotë se talentin për muzikën e formësoj me ndihmën e babait, këngëtarit Turi, ndërkohë që pasionin për instrumentin e rrallë të lahutës e mësoi që 13 vjeç.
Babi Turi është shtysa kryesore që më ka bërë të merrem me muzikë. E kam nisur që 13 vjeç, si fillim me instrument me lahutë, pastaj kam vazhduar si këngëtar. Nga babi më ngjiti edhe mua, se janë të rrallë njerëzit që dinë të luajnë atë instrument të rrallë.
Fillimisht e kam pas si kompleks, por tanimë se kam frikë fare. Është vegël shumë e rrallë e ka shumë përzemër, është shumë e vjetër, mbi 30 vjet që e ka babi, ne e kemi pasur si traditë nga gjyshi, xhaja, babi, unë, e kemi si trashëgimi. Ne si familje nuk rrimë dot pa kënduar.
Unë kam dy vite që e shoqëroj babin me evente, dasma, koncerte. Hera e parë ka qenë shumë emocione, ja dridh i gjithi, fillim e dija këngën por i harroja nga emocioni.
Mu bë shumë virale kënga e parë “Fotografia” , kam bërë dy klipe dhe këngën tjetër “Ty të kam dasht”.



