
Një javë më parë, monedha virtuale Bitcoin vlerësohej me as më pak e as më shumë se sa 20 mijë dollar, duke pësuar një rritje të jashtëzakonshme prej rreth 1300% që prej fillimivitit.
Por sot, ajo shkëmbehet me 13 mijë dollar, duke pësuar një zhvlerësim prej rreth 30% brenda nja javë. Madje në 12 orë, vlera e monedhës virtuale ra me 2 mijë dollarë, duke shkaktuar edhe panik për përdoruesit e saj. Kritikët nxituan të thonin se bëhet fjalë për rënien e shkëlqimit të Bitcoin, cka sipas tyre e kishin paralajmëruar dicka të tillë. Por ndryshe mendojnë ata që mbështesin këtë monedhë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një frymëmarrje, pas rritjes së menjëhershme që pësoi javët e fundit. Ndërkohë që kompanitë e shkëmbimit kanë nisur hetimet rreth saj, ekspertët bëjnë një tjetër lidhje mes zhvlerësimit të monedhës virtuale dhe diplomacisë ndërkombëtare.
Ata thonë se shpjegimi mund të gjendet tek fakti që rënia e vlerës ndodhi menjëherë pasi Koreja e Veriut u akuzua për sulmet masive kibernetike dhe se shihet si një shtet potencialisht I rrezikshëm për ti kryer ato, duke prekur drejtpërdrejtë edhe Bitcoin.



