Bilardo/ Beqiraj: Ja pse u largova nga qeveria Rama, isha shumë e vjetër për të mësuar përshtatjen!

Bilardo/ Beqiraj: Ja pse u largova nga qeveria Rama, isha shumë e vjetër për të mësuar përshtatjen!

Në cilësinë e ish-ministres socialiste të Financave Irena Beqiraj, foli në “Bilardo” për largimin e saj nga qeveria Rama.

Beqiraj, tha se zgjodhi të largohet, për shkak se sipas saj, ishte shumë e vjetër për të mësuar përshtatjen.

Ajo që unë kuptova shumë shpejt në ato korridore se unë isha shumë e vjetër për të mësuar përshtatjen si numër 1, dhe me koshiencë zgjodha mos të përshtatem, me koshiencë zgjodha këtë gjuhën e mprehtë dhe aspak të rrumbullakosur dhe të them atë që është e drejtë dhe për këtë arsye me koshiencë vendosa të mos kem asnjë lloj karriere në politike.

Në këtë aspekt mendoj se i jam Ramës borxhli. Mund të kisha ndenjur në grupin e qeverisë Rama sa të doja unë, problemi qëndron se unë jam një personalitet mbase i vështirë dhe më mungon elasticiteti dhe përshtatja, konformizmi, kështu që duke qenë moskonformiste dhe duke parë që një pjesë e mirë e imja ndryshonte nga grupi, vendosa që të largohem nga aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy