Japonia e ka dënuar Rusinë për atë që e percepton si “kërcënime bërthamore”, duke kujtuar se ishte i vetmi vend ku është regjistruar një shpërthim bërthamor.
Duke folur në konferencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, Përfaqësuesja e Japonisë në OKB, Shino Mitsuko, dënoi veprimet e Moskës kundër Ukrainës, ndërsa kritikoi atë që ajo e quajti "retorikë të përsëritur bërthamore nga Rusia".
“Si i vetmi vend që ka pësuar ndonjëherë bombardime atomike gjatë luftës, Japonia nuk do të pranojë kurrë kërcënimet bërthamore të Rusisë, e lëre më çdo përdorim të armëve bërthamore. Katastrofat e Hiroshimës dhe Nagasakit nuk duhet të përsëriten kurrë”, theksoi ajo, pa përmendur vendin përgjegjës.



