
Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur për tregti edhe këtë të premte, bëri me dije Banka Qendrore Ruse në një deklaratë.
Bursa tha se do të qëndronte e mbyllur deri më 8 mars. Bursa nuk është hapur gjatë gjithë javës, pasi sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Rusisë gjatë fundjavës së kaluar.
Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë. Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu dy oligarkë kryesorë me një vlerë të përbashkët prej 19 miliardë dollarësh.



