Heroi i Francës, vdes polici që u bë vetë peng për të shpëtuar një grua

Heroi i Francës, vdes polici që u bë vetë peng për të shpëtuar një grua

Një polic që zuri vendin e një pengu gjatë sulmit terrorist të dy ditëve më parë në një supermarket në Trebes është kthyer në heroin më të ri të Francës. Arnaud Beltrame vdiq më vonë në spital për shkak të plagëve. Ai u shkëmbye vullnetarisht me një grua që ishte njëra prej pengjeve dhe la telefonin hapur, në mënyrë që kolegët të dëgjonin se çfarë bëhej brenda supermarketit ku po zhvillohej pengmarrja. 45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë nga pengmarrësi maroken, Redouane Lakdim.

Ky i fundit u vra nga oficerët e antiterrorist gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes.

Vdekja e policit Beltrame e çon në katër numrin e të vdekurve (përfshirë edhe autorin e ngjarjes), ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Marokeni 25-vjeçar, Redouane Lakdim, e nisi sulmin e tij terrorist me pengmarrjen e një makine, në të cilën vrau pasagjerin dhe plagosi shoferin. Me këtë mjet, ai udhëtoi drejt Trebes-it, ku plagosi një polic dhe më pas u strehua në supermarket, ku mori peng stafin dhe klientët.

Gjatë pengmarrjes, ai kërkoi lirimin e Salah Abdeslam, terroristi i vetëm i mbjetuar në sulmin e kryer ne emër të ISIS-it në Paris, në nëtor 2015. Lakdim vrau dy persona para se të lëshonte një pjesë të pengjeve. Ai mbajti si “mburojë” një grua, vendin e të cilës e zuri agjenti Beltrame, pas negociatave.

“Beltrame shpëtoi jetë njerëzish dhe nderoi kolegët e tij dhe Francën”, tha presidenti Emmanuel Macron.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy