Analisti Ben Andoni në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë me emigrantët shqiptarë për të cilin u shpreh se kishte disa paralelizma jonormale.
Ai tha se në anën estetike Rama është mjeshtër dhe përmes kësaj forme ai largon vëmendjen nga problemet, teksa u shpreh se njeriut që ka iniciuar operacionin ‘fshesa” ne i kemi ngritur bust në jug të vendit.
Sipas tij, Rama disa gjëra i shmangu siç ishte vota e emigrantëve apo mundësia e tyre për të investuar në vendin e tyre, pa vendosur pikat mbi i.
Duhet thënë se sa i përket formës dhe anës estetike Rama është mjeshtër dhe në njëfarë mënyre e kemi parë qoftë me samitet dhe organizimet. Estetikisht sa i përket protokollit dhe formës ama ka treguar se është mjeshtër dhe në njëfarë mënyrë i ka bërë një shërbim të mirë funksionit të Shtetit shqiptar, por këtu ka sjellë dhe problemin më të madh.
Zakonisht forma në hartën moderne ndikon shumë dhe nëpërmjet formës Rama ka humbur vëmendjen heq, vazhdimisht heq vëmendjen nga problemet. Sa i përket pjesëmarrjes është vërtetë mbresëlënëse, një pjesë e madhe është mbushur nga Shqipëria.
Rama nuk ishte në gjendje tu thoshte atyre se si do veprohet me votën e tyre në të ardhmen, nga ana tjetër përpos fjalimit me elementë nacionalistë se çfarë do bëhet me dëshirën e tyre për tu rikthyer në Shqipëri sepse shumë vijnë dhe nuk gjejnë klimën e biznesit në vend.
Kishte dhe shumë paralelizma jo normale për shembull sa i përket operacionit fshesa njeriu që ka iniciuar atë në Greqi është Mitsotakis, ndërkohë ne i kemi ngritur bust në Shqipëri dhe Rama këtë se përmend fare.
Ne realisht kemi probleme mbi të gjitha sot e kësaj dite s’kemi një reagim në nivel zyrtar të Greqisë përveç medias. Duhet të vendosim pikat mbi për shumë problematika, por Rama i shmangu.



