Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Rusia njoftoi sot vendimin zyrtar për t'u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik. “Si përgjigje ndaj veprimeve armiqësore, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, u dërgoi një mesazh të dërguarve të vendeve anëtare të CBSS, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së [Josep Borrell], si dhe Sekretariatit të Këshillit në Stokholm, duke i njoftuar ata për tërheqjen nga organizata. Njëkohësisht, Asambleja Federale e Federatës Ruse vendosi të tërhiqet nga Konferenca Parlamentare e Detit Baltik”, thuhet në deklaratë.

Ministria theksoi se ky vendim nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon.

"Përpjekjet për ta larguar vendin tonë nga Balltiku janë të destinuara të dështojnë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerë të përgjegjshëm, do të mbajmë evente për çështjet kyçe të zhvillimit të Rajonit Baltik - trashëgimia jonë e përbashkët, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e bashkatdhetarëve tanë", thuhet në deklaratë.

Situata aktuale në këshill është në ndërgjegjen e atyre që shkatërruan themelet e kësaj organizate. Situata në Këshillin e Shteteve të Detit Baltik është degraduese. Shtetet e NATO-s dhe BE-së brenda Këshillit hodhën poshtë dialogun e barabartë dhe parimet mbi të cilat u krijua kjo strukturë rajonale baltike dhe gradualisht e kthejnë këshillin në një instrument politik antirus”, tha ministria.

Po merren vendime të paligjshme dhe diskriminuese në kundërshtim me rregullin e konsensusit. Rusia është ‘ndaluar’ nga pjesëmarrja dhe nga projektet e Këshillit, ndërsa Bjellorusia është ‘pezulluar’ si vëzhguese”.

Siç raporton TASS, Ministria e Jashtme ruse vlerëson se shtetet perëndimore kanë "monopolizuar Këshillin në qëllimet e tyre konjukturore" dhe nuk shihen perspektiva për rivendosjen e funksionimit normal të Këshillit, "duke u zhytur ndonjëherë në rusofobi dhe gënjeshtra".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy