Komisioni Evropian ka ndaluar instalimin e aplikacionit të rrjetit social TikTok në të gjitha pajisjet e stafit të tij për të mbrojtur të dhënat e institucionit.
Kështu ka bërë me dije këtë të enjte një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian.
Nëpunësve civilë dhe punonjësve të Komisionit Evropian u është kërkuar që të çinstalojnë aplikacionin nga pajisjet e tyre profesionale deri më 15 mars.
“Le Figaro” shkruan se informacioni është konfirmuarar nga faqja online Euractiv.



