
Europa do të përfshihet nga temperatura të ulëta, dëborë dhe rreshje të dendua shiu në javën e parë.
Ditët e para të këtij viti nuk kanë munguar as viktimat. Dy skiatorë që mendohet se janë një burrë dhe grua janë vrarë nga një ortek në Tirolin e Jugut.
Policia dhe ekipet alpine të kërkimit dhe shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes, të ndihmuar nga një helikopter por ende pa gjetur gjurmë nga dy skiatorët. Mëngjesin e së dielës Orteku në akullnajën Val Senales goditi rreth 2,000 metra mbi fshatin Maso Corto.
Pjesa më e madhe e Evropës u pushtua nga moti dimëror gjatë fundjavës. Reshje dëbore kanë rënë në të gjithë pjesën veriore të Spanjës.
Edhe në Gjermani skiatorët e kishin të vështirë t’i rezistonin dëborës. Turmat e vizitorëve nxituan në një vendpushim malor pranë Frankfurtit pavarësisht kufizimeve nga COVID.
Ndërkohë që një pjesë e madhe e shteteve në brigjet e Adriatikut pritet të kenë reshje të shumta gjatë kësaj jave, të cilat mund të kenë përmbytje.



