Rritet shkalla e infeksionit në Gjermani

Rritet shkalla e infeksionit në Gjermani

Gjermania po shënon rritje të shkallës së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, vetëm disa ditë pasi ky vend lehtësoi masat e izolimit.

Lajmi u konfirmua nga Instituti Robert Koch (RKI), një qendër për biomjeksinë që këshillon Qeverinë gjermane. Tani, një person i infektuar mund të bartë virusin tek më shumë se një person tjetër.

Më herët kjo shkallë ishte më e ulët.

Të shtunën, mijëra gjermanë u mblodhën në protesta duke kërkuar dhënien fund të të gjitha masave të izolimit, të cilat qeveria gjermane i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë, njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve.

Vendimi përfshinte rihapjen e dyqaneve, kthimin gradual të nxënësve në shkolla dhe rifillimin e ndeshjeve të futbollit të Bundesligës gjermane.

Të dielën, Instituti Robert Koch raportoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169,218 ndërsa i viktimave 7,395.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy