Dhunuan 27-vjeçarin dhe e mbajtën peng për 30 minuta, arrestohen dy persona

Dhunuan 27-vjeçarin dhe e mbajtën peng për 30 minuta, arrestohen dy persona

Një borxh i pashlyer në Vlorë ka precipituar në dhunë fizike dhe pengmarrje të përkohshme.

Në lidhje me këtë ngjarje policia lokale tha se janë arrestuar në flagrancë 2 të rinj, të akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Hetimi nxori se dy djemtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Jo vetëm kaq, 27-vjeçarin e kanë mbajtur peng për rreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy