Baku: Egnatia, Partizani dhe Vllaznia kanë mundësi reale ta kalojnë turin

Baku: Egnatia, Partizani dhe Vllaznia kanë mundësi reale ta kalojnë turin

Gazetari sportiv Ervin Baku tha në “Mcn Informacion” se skuadrat shqiptare kanë mundësi ta kalojnë turin e parë në eleminatoret e kompeticioneve europiane. Baku tha se ajo çfarë u ka munguar ekipeve shqiptare në vite ka qenë menaxhimi i klubit nga A-ja te ZH-ja, por me kalimin e viteve janë pjekur kushtet. 

Mendoj që të 3 skuadrat Egnatia, Partizani, Vllaznia, kanë mundësi ta kalojnë këtë tur, dhe Dinamo ka mundësi të kalojë turin e dytë. Egnatia do jetë e treta e vërteta, ka ruajtur boshtin, skuadrën, trajnerin. Do luajë në stadiumin e saj që është certifikuar nga UEFA. I ka të gjitha mundësitë. Përballë ka kampionen e Islandës. Është totalisht e kalueshme, por nëse themi ‘detyrim’, i bie ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Ne kurrë s’kemi eliminuar një ekip islandez. Egnatia vitin e kaluar pasi u eliminua me penallti, kaloi në Konferencë Ligë dhe u eliminua nga një skuadër islandeze. 

E njëjta gjë me Partizanin, kundërshtari është i respektueshëm. Edhe Vllaznia do të luajë në Elbasan me skuadrën e Letonisë. Të gjitha skuadrat shqiptare kanë mundësi reale për të bërë shumë mirë këtë vit në Europë. Menaxhimi i klubit nga A te Zh, i ka munguar gjithë këto vite skuadrave shqiptare. Me kalimin e viteve janë pjekur kushtet, uroj të jetë ky viti i duhur. Te Tirana ka 12 largime, s’njohim trajnerin, drejtorin, s’ka asnjë lojtar të afruar. Ditët e ardhshme do të na tregojnë më mirë se çfarë po ndodh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy