Mbyllen shkollat deri më 23 prill/ Shahini: Fëmijët nuk janë të rrezikuar nga koronavirusi, por mund të jenë bartës

Mbyllen shkollat deri më 23 prill/ Shahini: Fëmijët nuk janë të rrezikuar nga koronavirusi, por mund të jenë bartës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përsëritur se të gjithë institucionet arsimore do të mbyllen për një periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Sipas Shahinit, masa për mbylljen e shkollave është marrë për frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.

“Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës,“-shkruan ndër të tjera Shanini.

 “U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020. Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore. Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht: • Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda; • Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi; • Të evitojmë grumbullimet e njerëzve. Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy