Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Polonisë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Një supergol i Jasir Asanit në minutën e 37-të, i dha avantazhin kuqezinjve të Silvinjos.
Pas një topi të marrë nga e majtë, sulmuesi lëshon një predhë me të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.



