Komisioneri Publik ankimon vendimin e konfirmimit në detyrë për gjyqtaren e Apelit në Vlorë

Komisioneri Publik ankimon vendimin e konfirmimit në detyrë për gjyqtaren e Apelit në Vlorë

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së për subjektin e rivlerësimit, Ilba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. Sipas Komisionerrit, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cënueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon gjithashtu që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy