Pallati i operas në Milano të Italisë “La Scala” është rihapur pas 130 ditësh i mbyllur. Në hapje të mbrëmjes nuk mungoi një homazh për kompozitorin e madh Ennio Morricone i cili ndërroi jetë.
Në sallë ishin të pranishëm 600 spektatorë të pajisur me maska dhe gjithashtu të pozicionuar sipas distancës që lejon protokolli i sigurisë.

Koncerti u mbyll gjithashtu me këngën e marrë nga “Nuova Cinema Paradiso” në nderim të maestros Ennio Morricone. Muzika u interpretua nga Beatrice Rana në piano dhe Micha Mainsky në violonçel.
Në mesin e publikut ishte dhe guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana, kryetari i bashkisë Beppe Sala, si dhe këshilltari rajonal për mirëqenie Giulio Gallera.
Para hyrjes në sallë të gjithëve ju mat temperature dhe ju ofrua xhel për desifektim.




