Denoncimi/ Nënkalimi i përmbytur, po vritemi (VIDEO)

Denoncimi/ Nënkalimi i përmbytur, po vritemi (VIDEO)

Banorët e fshatit Bishtqethëm në Lushnje kanë denoncuar në emisionim "Xhadat" lidhur me një kanal kullues i cili ishte i bllokur me plehra të cilat mbanin erë shumë të keqe për zonën.

Për shkak të plehrave të shumta, edhe nënkalimi pranë autostradës ishte i bllokuar nga uji dhe ata detyroheshin të rrezikonin jetën duke kaluar mbi hekrat e autostradës.

Ata u shprehën se kjo gjë i shqetësonte shumë pasi fshatrat larg tyre nga ku kishte rrjedhën ai kanal, hidhnin gomerë, pula, shpendë apo kafshë të ndryshme. Xhadat iu drejtuan Njësisë Administrative Kolonjë, ku sipas drejtuesit të saj, nënkalimi ishte në varësi të ARRSH, të cilës i kanë kërkuar ndërhyrje.Lidhur me rastin e plehrave administratori tha se ai kanal vjen nga fshati Thanë, dhe mbetjet që akulumohen në fshatin Bishtqethëm janë mbetje që hidhen nga banorët e fshatrave përgjatë atij kanali.

Ai tha se as mungesa e koshave nuk është problemi, por sensibilizimi i banorëve të cilët i hedhin aty mbeturinat pa ndërgjegje.

Gjithashtu, ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë pastrim të atij kanali në bashkëpunim me bordin e kullimit Fier. Pas denoncimit të "Xhadave", situata e kanalit, i cili ishte mbuluar nga plehrat ndryshoi, kanali u pastrua brenda pak orësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy