
Aktori Gent Kame thotë se të afirmohesh në tregun e huaj është shumë e vështirë pasi është treg shumë i madh me shumë konkurrencë dhe por mund të futesh por del brenda orësh, pasi është treg i pamëshirshëm.
Ai thotë se nuk ka lidhje me fatin pasi është punë pa pushim, e përhershme dhe duhet të bësh më të mirën tënde, edhe nëse roli nuk të pëlqen, duhet të bësh diçka që të ngelesh.
Sipas tij, në tregun ndërkombëtar ka një lloj paragjykimi, ku i huaji për momentin nuk mund të jetë në krahun e të mirëve, ose është viktima.
Nuk është se ka arritur ai civilizim që duhet. Është profesion shumë i vështirë, çdo mëngjes që zgjohesh ti duhet të gjesh punë. Shqipëria po mbytet nga tregu i huaj dhe ka shumë pak prodhim.
Shqiptarët kanë jetuar 6 shekuj në mënyrë të zbrazët larg e Eropës, kur Europa mbytej me muzikë, teatër, shqiptarët e kishin të ndaluar, nuk kishin as shkollë, as gjuhë. Për 6 shekuj shqiptarët kanë qenë të zbrazët.
Sot po ndodhin krime dhunë, kjo gjë vjen nga zbrazëtia. Kush është më e cenueshmja, arti, kultura, shkolla, se ka një qëllim për këtë dhe nëse e heq nga e bukura një popull, i largon artin, kulturën, shkollën, e zbraz një popull, është naiv, lehtësisht i manipulueshëm, mund ta vjedhësh dhe nuk merr vesh gjë.
Rilindasit kuptuan se problemi është emancipimi i njerëzve. U krijuan grupe teatri, muzike etj., dhe njerëzit krijuan pavarësinë. Sot po shkatërrohet teatri.
Janë njerëz që drejtojnë që nuk janë njerëz të dijes por vasal të fuqive të huaja, të vënë aty pikërisht se janë të manipuluar. Jemi pikërisht tek fakti pse arti shqiptar nuk funksionon.
Pse njerëzit janë pa punë. Njeriu profesionist duhet të dijë të bëjë atë që di të bëj, unë nuk jam njeri institucioni dhe nuk di të drejtoj.
Unë nuk jam njeri i letrave dhe shkresave, unë jam artist, duhet të më jepet mundësia të krijoj. Po ndryshon gjuha shqipe, njerëzit nuk flasin më shqip. Një në tre fjalë është e huaj.
Para se të shkojmë te kultura shqipe duhet të dimë në ç’gjuhë duhet të jetë kultura shqipe.
Ne shajmë qeverinë por po sikur ta ketë fajin populli, një popull i edukuar dhe shkolluar nuk e mban 30 vjet qeverinë. Ne e nisëm me eksod masiv dhe sot jemi prapë me eksod masiv.
Një popull që e di kush është e mira dhe e keqja do të mbrojë interesin personal të gjithsecilit dhe interesi i gjithsecilit do të mbrojë interesin e kombit.
Një kombi që i shkatërrohet shkolla, kultura, është i manipulueshëm. Këtë e kuptoi Rilindja shqiptare, po sot ku është Rilindja?



