
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, për amendamentin e ligjit për Akademinë, e cilëson Artan Fugën si kontestues të ligjit të ri dhe se ka qenë i vetmi që kundërshton.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi mirë do ishte që Fuga të tregojë ku ishin defektet e ligjit, duke shtuar se reformimi është së pari i brendshëm.
Gjinushi sqaroi se Akademia ka 9 komisione dhe pranë komisioneve 2/3 janë pedagogë, profesorë, punonjës institutesh dhe personel joakademik, duke e cilësuar si hapje të institucionit.
Në vijim përmendi krijimin e njësive të kërkim-studimit se promovimi nuk bëhet me moral, por se duhen marrë iniciativa konkrete dhe siguruar dhe investime.
Një që kritikon dhe nuk i dalin kritikat është mirë që të mos kritikosh më.
Ligji është i ri në tërësi, por ne kemi parashikuar dhe anëtarët e jashtëm, hapja e Akademisë ndaj shqiptarëve që janë jashtë dhe të aktivizohen sipas mundësive dhe ka dalë shumë efektive.
Shqiptarë të suksesshëm ka shumë, kishim vënë një numër 10 dhe duam të ndryshojmë.
U kërkua të ndryshohet ligji për zgjedhjet, e vërteta është që te ky nen që merret me mandatet, pa dashje, gjatë teknikave parlamentare, ku ka dhe probleme, janë mbartur dhe 2-3 paragrafë nga ligji i vjetër, që s’ka qenë me dakordësinë tonë.
Atëherë iu kemi thënë deputetëve që ta riformulojnë që të dalë konform ligjit. Aty parashikohet që kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ne do e heqim në mënyrë që kryetari të zgjidhet me shumicë absolute.
Ligji të jep mundësi të garosh, jo të zgjidhesh. Kushdo që konkurron i rëndohet konkurrenca me ndryshimin.
Ka qenë dhe një formulim që lejohen dy mandate, por ishte shtuar togfjalëshi, por jo njëri pas tjetrit.
Por dy mandate ose bëhen njëri pas tjetrit, ose jo.



