Basha, akuza qeverisë për buxhetin dhe paralajmëron ata që kanë marrë koncesione nga Rama (VIDEO)

Basha, akuza qeverisë për buxhetin dhe paralajmëron ata që kanë marrë koncesione nga Rama (VIDEO)

Pas miratimit të buxhetit në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë se ka falimentuar biznesin. Për kreun demokrat, ky është një buxhet kriminal i rilindjes që pasuron oligarkët dhe varfëron njerëzit në nevojë.

Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë.Është fakt se kjo rritje galonpande taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në vit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Një një konferencë për mediat nga selua blu, Basha tha se nga 2014, mbi 70 mijë biznese kanë mbyllur qepenet më Ramën në pushtet. Sipas Bashës, paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla "Kemi mbi 150 mijë familje në nevoja ekstreme që nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re", deklaroi Basha. 

Kreu i opozitës bëri një paralajmërim për të gjithë ata që kanë marrë koncesione nga qeveria e Ramës.

Ta harrojnë që do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që duan të marrim. Partia Demokratike është vendosur për të bërë ligjin anti-mafia për koncesionet e PPP-të.  Thirrini mendjes ju dhe bankierët, hiqni dorë nga PPP, asnjë nuk do të lejohet, pavarësisht emrit dhe mbiemrit, dhe të shkuarës në politikë. Paratë tuaja do të merren dhe do ti shkojnë sërish buxhetit. Mos u bëni njësh me kusarin se duke vjedhur paratë ë shqiptarëve. Borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro”, tha Basha.

Kryedemokrati parashtroi edhe alternativën e PD-së për të nxjerrë vendin nga kriza në të cilën sipas tij e ka futur mazhoranca e majtë dhe u bëri dhe një thirrje shqiptarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe shtoi se opozita është gjithmonë me ta.

"Kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, alternativa është e taksës së sheshtë 9%, si domosdoshmëri për të konkuruar me rajonin. Vendosjen e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Eleminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit. Rikthimni i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë. Anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive. Të harrojnë se do ti gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato para që parashikojnë të marrin", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy