Shteti merr në dorë kompanitë e sekuestruara të Agasit dhe Beqirit, emërohen administratorë të rinj

Shteti merr në dorë kompanitë e sekuestruara të Agasit dhe Beqirit, emërohen administratorë të rinj

Shteti ka marrë në administrim kompanitë e sekuestruara të lidhura me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Sipas vendimit gjyqësor, në këto shoqëri janë emëruar administratorë shtetërorë, duke zëvendësuar drejtuesit e mëparshëm. Kompanitë “EA Solution” dhe “Soft Solution” nuk do të drejtohen më nga Arjola Koromani dhe Ina Çiko.

 

Në shoqërinë “EA Solution” është emëruar si administrator Julian Llupo, ndërsa është larguar nga detyra Ina Çiko, me efekt nga data 21 prill 2026.

 

Ndërkohë, për shoqërinë “Soft Solution” është emëruar Dritan Çepa si administrator i shoqërive tregtare të subjektit Ermal Beqiri, në zbatim të vendimit nr. 289, datë 20 prill 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

 

Këto ndryshime vijnë në kuadër të masave të ndërmarra nga autoritetet për administrimin e aseteve të sekuestruara dhe garantimin e vijimësisë së aktivitetit të tyre nën mbikëqyrje shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy