Një 32-vjeçar që mbante me vete një pistoletë është arrestuar në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë K. P., banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘The Walker’, nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. 32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘The Walker’, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
-K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



