Turqi/ Projektligji “Martohu me përdhunuesin tënd” do të prezantohet në parlament

Turqi/ Projektligji “Martohu me përdhunuesin tënd” do të prezantohet në parlament

Turqia po përgatit një ligj, i cili nëse miratohet do t’i lejojë burrat e akuzuar për marrëdhënie seksuale me vajza që janë nën 18 vjeç, të shmangin ndëshkimin nëse martohen me viktimat e tyre, do të futet në parlament në Turqi.

Projektligji i diskutueshëm i ashtuquajtur "Martohu me përdhunuesin tënd", të cilin ligjvënësit planifikojnë t'ia prezantojnë parlamentit turk në fund të janarit, ka ngjallur zemërim te aktivistët për të drejtat e grave në vend.

Kritikët debatojnë legjislacionin, të cilin Partia Demokratike që është në opozitës po i kërkon qeverisë të shqyrtojë, jo vetëm legjitimon martesën e fëmijëve dhe përdhunimet ligjore, por gjithashtu i hap rrugën abuzimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit seksual.

Një projektligj i ngjashëm hodh poshtë në Turqi në vitin 2016 pas zemërimit kombëtar dhe botëror që shkaktoi. Legjislacioni do t'i falte burrat vetëm nëse ata kishin kryer marrëdhënie seksuale pa "forcë ose kërcënim".

Agjensitë e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se projektligji krijon pandëshkueshmëri për abuzimin e fëmijëve dhe bën që viktimat të pësojnë keqtrajtime dhe shqetësime shtesë nga sulmuesit e tyre.

"Martohu me përdhunuesin tënd " po nxitet në të gjithë botën në emër të mbrojtjes dhe ruajtjes së "nderit" të familjes. Ndërsa mosha ligjore e pëlqimit është 18 në Turqi, një raport i qeverisë i vitit 2018 për martesën e fëmijëve vlerëson gjithsej 482 908 vajza u martuan në dekadën e fundit.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e përhapur në Turqi, me 38 përqind të grave turke kanë pësuar dhunë fizike ose seksuale nga një partner sipas Kombeve të Bashkuara.

Sipas “We Will Stop Femicide” rreth 409 gra u vranë nga një partner ose një anëtar i familjes në vend në vitin 2017.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2014 është shprehur në një samit në Stamboll se barazia midis burrave dhe grave është "kundër natyrës"

Ai u kërkon grave që të bëjnë të paktën tre fëmijë dhe argumenton se jeta e një gruaje është "jo e plotë" nëse nuk riprodhon. /The Independent/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy