Me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Presidenti Kim Jong-un gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Ruse.
Kjo është bërë me dije në një shënim të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit dhe të raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Nga ana tjetër dhe Pheniani konfirmon gjithashtu takimin mes Kim dhe Putin në Rusi.



