
Forcat e armatosura ukrainase çliruan disa vendbanime rreth qytetit të Izium, në rajonin e Kharkiv-it.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Oleksandr Motuzianyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjatë një konference.
Motuzianyk vuri në dukje se qyteti i Izium dhe periferitë e tij drejt Slobozhanskyi janë zonat me përqendrimin më të madh të njësive ruse.
Ata do të përpiqen të nisin një ofensivë në lindje.



