Rreziku i luftës bërthamore më i larti që nga Lufta Botërore II

Rreziku i luftës bërthamore më i larti që nga Lufta Botërore II

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është më i larti që nga koha e Luftës Botërore II dhe bota duhet ta marrë më seriozisht këtë çështje, ak thënë ekspertja e sigurisë së armëve të Kombeve të Bashkuara.

Renata Dwan, drejtore e Institutit për Kërkimin e Çarmatosjes (UNIDIR), tha se të gjitha shtetet me armë bërthamore kanë programe modernizimi bërthamor dhe territori i kontrollimit të armëve po ndryshon, pjesërisht prej garës strategjike mes Kinës dhe ShBA-së.

Marrëveshjet e kontrollit të armëve tradicionale po shkatërrohen nga shfaqja e llojeve të tjera të luftës, të grupeve të armatosura e të sektorëve privatë të forcës dhe të teknologjive të reja që kanë vagulluar kufirin mes shkeljes e mbrojtjes.  

122 vende kanë nënshkruar një marrëveshje për largimin e  armëve bërthamore, pjesërisht nga presioni, pjesërisht për shkak të rrezikut, tha ajo.

“Marrëveshja për Ndalimin e Armëve Bërthamore”  u përkrah nga Campaign to Abolish Nuclear Weapons (ICAN), që fitoi çmimin “Nobel” më 2017.

Marrëveshja është nënshkruar nga 23 prej 50 shteteve, përfshirë Afrikën e Jugut, Austrinë, Tajlandën, Vietnamin and Meksikën, por kundërshtohet nga ShBA-ja, Rusia dhe shtete të tjera me armë bërthamore. /Sipas Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy