
Kater persona jane vene ne pranga, pasi jane kapur me arme, teksa qellonin në ajer. Policia bën me dije se ka qenë sinjalizimi nga qytetarët që ka dhënë alarmin për policinë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shetasit: K.G., 31 vjeç; Dh.Sh., 31 vjeç; E.L., 34 vjeç dhe M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.
Nën cilësinë e provës material është sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Sipas policisë arrestimet janë bërë “pas marrjes së një informacioni se në vendin e quajtur "Mali i Moravës", disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri.”
Pasi u pikasën nga policia shtetasi “Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak.
Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”



