Takimi i Yuri Kim me ministrat e qeverisë/ Ambasada amerikane: Mbështetje në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Takimi i Yuri Kim me ministrat e qeverisë/ Ambasada amerikane: Mbështetje në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar ditën e sotme tre nga ministrat e qeverisë, duke shprehur angazhimin e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në takimin me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e saj për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj në misionet e përbashkëta.

Ambasadorja premtoi mbështetje të vazhdueshme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, bën me dije ambasada amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy