Ndërtim i paligjshëm në Parkun e Butrintit, prokuroria dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe 3 inspektorë të IVMT Sarandë

Ndërtim i paligjshëm në Parkun e Butrintit, prokuroria dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe 3 inspektorë të IVMT Sarandë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona për shkelje të rënda në zonën e mbrojtur të Kanalit të Vivarit në Ksamil. 

 

Mes të pandehurve janë kryeinspektori Artur Musa dhe tre inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë, Vangjel Xhavara, Erton Zekaj dhe Besian Koçi si edhe ndërtuesi. 

 

Hetimet zbuluan ndërtim të paligjshëm në një sipërfaqe të konsiderueshme, pa leje dhe pa kontratë me institucionet përkatëse shtetërore. 

 

Punimet janë kryer brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili ka statusin e Monumentit të Natyrës. 

 

Prokuroria i akuzon të përfshirët për “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim të paligjshëm” dhe vepra të tjera penale që lidhen me pushtimin dhe dëmtimin e zonave të mbrojtura.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal.


Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.


Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 “Rishikim”


Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.


Sa më sipër u dërgun në gjyq shtetasit:


· R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” parashikuar nga neni 202/b i K.Penal;


· Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal;


· Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe


· Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy