Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin nacional Korçë- Bilisht, ndërsa mësohet se kanë mbetur 8 persona të plagosur.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në kanal për shkak të goditjes.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa raportohet se fatmirësisht janë jashtërrezikut për jetën
Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.



