
Britania e Madhe do të dërgojë 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve për të mbështetur Ukrainën.
Është kjo ajo që thuhet në një deklaratë të Downing Street pas bisedimeve mes Kryeministrit Boris Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Për shkak të udhëheqjes së vendosur të Presidentit Volodymyr Zelensky, heroizmit dhe guximit të pamposhtur të popullit ukrainas synimet monstruoze të Vladimir Putinit po pengohen.
Më parë, një zëdhënës i Johnson deklaroi se Kryeministri udhëtoi në Kiev për të përcaktuar “një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainws.
Vizita e Johnson në Ukrainë, ishte e pa paralajmëruar.



