Një lidhje e Shtëpisë së Bardhë me stacionin hapësinor të NASA-s është kthyer në një video shumë të klikuar pas një batute të presidentit Donald Trump me njërën prej astronauteve.
Zyra e Trumpit u lidh direkt me astronauten Peggy Whitson, për ta përgëzuar pasi ajo është bërë amerikania që ka qëndruar më gjatë në hapësirë.
Gjatë bisedës me presidentin, ajo i shpjegon se si astronautët e përdorin urinën për ta kthyer në ujë të pijshëm.
“Uji është diçka e çmuar këtu dhe ne e pastrojmë urinën dhe e kthejmë në ujë të pijshëm. Nuk është aq e keqe sa tingëllon”, tha ajo.
“Jam i lumtur që e mësoj këtë. Epo më mirë ju se unë”, i përgjigjet Trump.



