Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Shqipëria nuk ndodhet në rrezik pasi Irani është në goditje të vazhdueshme.
Duke vijuar Ngjela tha se do e tregojë koha nëse votimi i rezolutës që e shpall Iranin shtet terrorist është gjë e mirë apo jo.
Bënë mirë apo jo këta tanët, do e vërtetojë koha.
Edhe Rusia edhe Beogradi e kanë ndjerë shumë çështjen e pavarësisë së Kosovës. Këtu nuk kanë çfarë bëjnë se Shqipëria është anëtare e NATO-s.
Vetëm ne e kemi bërë.
Nuk jemi në rrezik se Irani është në goditje permanentet nga Izraeli dhe Uashingtoni. S’kemi ndonjë rrezik, megjithatë gjithçka mund të ndodhë se ata kanë mbrojtje të madhe raketore. Por nuk kemi, jemi në NATO.



