Zjarret djegin mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Francë

Zjarret djegin mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Francë

Mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur në zjarret në rajonin Herault të Francës.

Zjarri shpërtheu në dy lokacione në provincën Herault në bregun jugor të vendit, njëri në Massif de la Gardiole dhe tjetri në qytezën Nissan-lez-Enserune.

Ndërsa 450 zjarrfikës kanë mbështetur me helikopter përpjekjet për shuarjen e zjarrit në qytezën Gigean, që ndodhet në Massif de la Gardiole, bëhet e ditur se flakët që mbërritën pranë autostradës A9 u vendosën nën kontroll.

Për shuarjen e zjarrit është shfrytëzuar edhe uji nga disa pishina private në Frontignan dhe pavarësisht të gjithë ndërhyrjes është djegur një sipërfaqe prej 340 hektarësh.

Në anën tjetër vihet në dukje se gjatë natës ka rënë zjarr edhe në Nissan-lez-Enserune, 60 kilometra larg Gigean.

Përpjekjet e ndërhyrjes për zjarrin në Nissan-lez-Enserune vazhdojnë me 220 zjarrfikës, 2 helikopterë dhe një avion zjarrfikës.

Deri më tani është djegur një sipërfaqe mbi 60 hektarë. Prefektura Herault njoftoi se në zonat e kërcënuara nga zjarri janë kryer proceset e evakuimeve.

Sipas prefektit, i ardhur në Frontignan, ky është "zjarri më i madh i sezonit në departamentin" e Herault dhe është i vështirë për t'u menaxhuar për shkak të "valëve të shumta të zjarrit".

Madje është një nga zjarret më të rëndësishme të këtij viti në Francë, pas 600 hektarëve të djegur në qershor në Var, në Vidauban.

Météo-France ka vendosur departamentin e Herault, por edhe ato të Aude, Pyrenées-Orientales, Drôme, Vaucluse dhe Bouches-du-Rhône në zonën "portokalli" në hartën e motit të pyjeve për këtë të hënë, 19 gusht.

Ky nivel rreziku do të thotë se rreziku i zjarreve mund të jetë shumë i lartë lokalisht për shkak të kushteve të motit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy