Nano: Artistët që mbrojnë Teatrin duhet të marrin nismën për referendum

Nano: Artistët që mbrojnë Teatrin duhet të marrin nismën për referendum

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano thotë se një referendum është i nevojshëm për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë në TvT, Nano tha se në situatën që është krijuar, artistët që mbrojnë Teatrin duhe ta ndërmarrin një nismë të tillë.

Protesta ka qenë e mirë. Vijmë në këto momente kur protesta ka degjeneruar. Flasin për gjakderdhje, vëllavrasje. Shumica e artistëve nuk flasin, por duan një teatër të ri. Nuk e dimë se cila është shumica. Është një pjesë e komunitetit teatror që mendon se nuk duhet prishur. Por pjesa më e mirë dhe që janë plakur në atë skenë nuk flasin për shkak të kompleksit se do t’i quajnë palë me qeverinë. Artistët që e mbrojnë duhet të marrin nismën për një referendum”, tha ai.

Vetë Nano tha se është për shembjen e Teatrit të vjetër dhe zëvendësimin e tij me një të ri.  

Në terma arkitektonikë, për mua nuk ka asnjë vlerë. Me kulturën diskrete që kam, nuk më pëlqen ajo ndërtesë. Ajo ka histori dhe ajo mund të mbrohet duke inkorporuar një muze brenda ndërtesës së re. Për mua është karakatinë”, tha Nano.

Sa i takon transformimit të qendrave të qyteteve në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, Nano ka disa rezerva.

Kanë ndryshuar qendrat e qyteteve. Një pjesë i kam parë dhe janë bërë më moderne. Në Korçë ka një kullë idiote. Ndoshta është e vërtetë që Rama ka diktuar me shijet e veta. Nëse është e vërtetë, unë e padis për atë që i ka bërë qendrës së Skraparit. Janë prishur paratë kot, është një gjë e thatë dhe e shkretë. Praktika e dominimit të tij në rregullimin e qendrave është e pakuptueshme. Duhet ekspertizë dhe kompetencë”, tha ai.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Nano tha se është në krahun e partive të vogla.

Qëndrimi i zonjushës Hajdari dhe të tjerëve që janë pro listave të hapura dhe kundër ligjit ekzistues. Është marrë vesh që partitë e mëdha duan të mbrojnë ligjin ekzistues. Jam me zonjën Hajdari. Opozita në Parlament është një opozitë që nuk ia vlen të dikutosh. Është një opozitë qesharake  e nivelit “Portokalli”. Opozita e vërtetë është jashtë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy