Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, e sheh konfliktin për pronën si tregues të një ekonomie të prapambetur. Duke analizuar ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, Qori tha se prona është e vetmja rrugë që njerëzit shohin për të kaluar nga varfëria në pasuri, pasi nuk kanë mundësi tjetër.
Këtu ka ndodhur një krim i rëndë. Por ka shumë njerëz që i japin të drejtë kriminelit. Ata janë njerëz si ne, që përpiqen ta justifikojnë.
Nga përvoja ime në terren, shqetësimet që ngrenë njerëzit janë pronat dhe pensionet.
Më shqetëson fakti që lufta për pronën lidhet me truallin. Ne jemi një ekonomi aq e prapambetur saqë e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria është të fitojmë atë tokën e gjyshit që aty të bëhet një pallat.
Po marr dy prona: pronën mbi truallin dhe pronën mbi aftësitë e tua intelektuale. Kjo e dyta nuk është e rëndësishme. Sa kohë që ta kanë pamundësuar këtë, mbase kontradikta për pronën nuk do të ishte aq e egër. Është e egër sepse prona të kalon nga varfëria në pasuri.



