Pr.ligji për juridiksion gjyqësor serb/ Zenaj: I pa implementueshëm, por mund të shkaktojë ngërç në Kosovë  

Pr.ligji për juridiksion gjyqësor serb/ Zenaj: I pa implementueshëm, por mund të shkaktojë ngërç në Kosovë  

Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Politologu Argjend Zenaj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ato janë të pa implementueshme pasi ndërhyjnë direkt në sovranitetin e Kosovës.

Megjithatë ai s’e përjashton që institucionet serbe të shkaktojnë një ngërç në Kosovë. Sipas tij mospërmbyllja e një serie temash nga qeveria Kurti në raport me Serbinë, i ka lënë hapësirë për veprime të tilla Beogradit.

Jaanë fillimi i materializimit të atyre që pati deklaruar në shtator, dhe po tenton të na tregojë se Kosova sipas konceptit të tij dhe të Serbisë vazhdon të jetë një provincë e saj. Rrjedhimisht s’është e vërtet, ne i kemi organet tona sovrane. Kosova nuk ka nevojë për organe paralele të mëtutejshme të Serbisë. Veprimet e fundit të kryeministrit Kurti për mbylljen e disa pikave të komunave ilegale, janë në funksion të vazhdueshëm dhe BE mirë ka bërë që ka reaguar, pak me vonesë ka reaguar. Është dashur që BE t’i bënte me dije qëkur bëri kërcënimet Vuçiçi që këto veprime sa shkaktojnë tensionim të situatën mes dy vendeve, dhe nuk i bën të rikthehen në tavolinën e paqes, për përmbylljen e marrëveshjes me një njohje reciproke. Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën. Vuçiçi e di që nuk do t’i hyjnë në punë këto institucione në Kosovë, sepse në Kosovë funksionojnë institucionet e drejtësisë të saj, janë ato të Eulex. Kjo është në vazhdën e kërcënimeve dhe deklarimeve me tension që bën Serbia ndaj Kosovës. Duke mos qenë më praktikë në tavolinën e dialogut në Bruksel, bëhen të tilla ligje. Cili zyrtar serb në kushte legale guxon të hyjë në Kosovë dhe të bëjë arrestime?! Ka reaguar zv.kryeministri dhe njëherësh kryenegociatori Bislimi. Ajo që pritej, një reagim që ligjet janë të paparanueshme dhe që BE duhet të reagojë më ashpër. Jemi dakord deri këtu, por nga ana tjetër bëjmë pyetje që ku është qeveria e Kosovës për të përmbyllur një mori temash në raport me dialogun. Do ta bënin të pamundur këtë situatë, që do t’i ndërhyjnë direkt në sovranitet dhe integritetin, presupozohet, sepse ato janë të pa implementueshme, por i shkaktojnë një ngërç Kosovës dhe të ardhmes së saj drejt integrimit në BE. Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes në veprimet e saj kundrejt Veriut. Nuk ekziston një represion ndaj komunitetit serb, por edhe qeveria e Kosovës ka të metat e veta. Nuk ka institucion të Serbisë që mund të materializojë një ligj të tillë në Kosovë. Mund të ndodhë që agjenda e shërbimit sekret serb të bëjnë ndërhyrje ilegale, kindapime të policëve, prokurorëve, gjyqtare, por kjo do shkaktonte një tension të madh dhe nuk besoj se do ta lejojë as KFOR-i as Eulex-i, as institucionet e Kosovës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy