“Homeland Justice“ ka publikuar pasditen e sotme në kanalin Telegram disa video nga survejimet dhe përgjimet e Shërbimit Informativ Shqiptar.
Në këto video të cilat po qarkullojnë në rrjetin social, shihen pamjet e ambasadës kineze në Tiranë.
"Prisni për një bombë!", kanë shkruar hakerat bashkangjitur me këto video.
Disa ditë më parë, më 2 nëntor ky grup publikoi emrat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.



