
Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un iu dha "medalja e fitores" nga Rusia me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo medalje është një shenjë vlerësimi për kontributin e tij të rëndësishëm në përkujtimin e ushtarëve sovjetikë që humbën jetën në 1945 gjatë çlirimit të Koresë.
Ambasada Ruse në Penia bëri një postim në faqen e saj në Facebook. "Presidenti i Komisionit të Çështjeve të Shtetit Kim Jong-un i dha medaljen '75 vjet fitore në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945 'për kontributin e tij të rëndësishëm personal në përkujtimin e qytetarëve sovjetikë që humbën jetën dhe u varrosën, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë dhe për kujdesin për ruajtjen e varreve dhe përmendoreve të ushtarëve sovjetikë ", shkruan Ambasada Ruse.



