Mandija: Becchetti fitoi nga arroganca e qeverisë, KLSH të nisë hetimet mbi strategjinë e mbrojtjes! (VIDEO)

Mandija: Becchetti fitoi nga arroganca e qeverisë, KLSH të nisë hetimet mbi strategjinë e mbrojtjes! (VIDEO)

Ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija komentoi në MCN Live fitoren e biznesmenit Becchetti ndaj qeverisë shqiptare në Arbitrazh, ku për pasojë vendi ynë do të paguajë faturën 110 milionë euro. Mandija thekson se Becchetti fitoi nga arroganca e qeverisë Rama, ku kryeministri i tha biznesmenit që “unë kam pushtetin, të eliminoj dhe të prish gjithë kontratat”. Mandija solli në vëmendje që ka regjistrime të kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, dhe sekretarit të Kryeministrisë Agaçi, në lidhje me Becchetti-n. Mandija thotë se KLSH duhet të nisë hetimet në lidhje me strategjinë e mbrojtjes së qeverisë, duke e konsideruar atë të gabuar.

Ky vendim do të thotë që qeveria duhet të paguajë faturën 110 milionë euro për Becchetti-n dhe përveç saj do të paguajë disa kosto shtesë që janë shpenzimet për avokatët, dhe procedurat për anulimin dhe korrigjimin e vendimit. Për studion shqiptare procedurat e para janë 4 milionë euro. Janë 145 mijë euro për shpenzime administrative, kosto për arbitrat dhe shpenzime të tjera për administrimin e çështjes, por nuk janë kostot legale. Kostot për studiot ligjore në procedurat për rishikimit. Gjykata është shprehur se shpenzimet gjyqësore në lidhje me mbrojtjen do paguhen nga palët. Kjo faturë mendoj që mund të jetë shumë e lartë, duke pasur parasysh karakterin e këtyre procedimeve, që janë shumë të larta krahasuar me arbitrazhet tregtare. Qeveria përdori një instrument që ia lejonte konventa. A duhet ta bënte? Qeveria thjesht ka dashur të fitojë kohë sepse është përballur në arbitrazh me pretendimet e saja sa i takon veprave kriminale të kryera nga biznesmeni Becchetti. Kujtojmë që atëkohë kërkoi edhe ekstradimin e biznesmenit Becchetti. Sa i takon akuzave për evazion fiskal apo krime të tjera të kryera në Shqipëri nga Becchetti këto janë të dëgjuara, janë të diskutuara. Çdo gjë që është hetuar dhe administruar me prova, në procedurat e para në arbitrazh. Në momentin kur qeveria aplikoi për anulimin e vendimit, nuk e di cilat ishin shkaqet ligjore të cilat mund të çonin në anulim vendimi! Qeveria duhet të ishte shumë e kujdesshme, të kishte parë raste analoge të anulimit të arbitrazhit, dhe jo të futej në rrugë pa krye, të shpenzonte para përmes studiove dhe të merrte një vendim negativ në 2021-shin, dhe provoi sërish në 2022. Ndërkohë që s’kishte paguar edhe taksat përkatëse në arbitrazh.

Edhe fjalori i përdorur nga kryeministri s’është i përshtatshëm. Nuk kuptoj si mund të paragjykosh çështjen dhe të shprehesh mediatikisht për këtë investitor ndërkohë që procedurat janë në arbitrazh. Nuk mund të shprehet kryeministri sepse është organ ekzekutiv dhe çështja ka kaluar në procedura gjyqësore. Nëse kryeministri ishte i zemëruar me z.Becchetti, referuar përdorimit të medias, s’mund ta shprehte në atë mënyrë dhe atë arrogancë, që unë kam pushtetin dhe te eliminoj në vend dhe të prish gjithë kontratat! Becchetti ishte një investitor me shtetësi italiane që ishte i mbrojtur edhe nga marrëveshja bilaterale Shqipëri-Itali, dhe kishte disa kontrata në Shqipëri prej vitesh, që në kohën e qeverisë Nano. Qeveria kishte luksin me atë korpus, juristë, avokatë, ekonomistë, që të kontrollonte performancën e Becchett-it në ekzekutimin e kontratave dhe ligjshmërinë e ushtrimit të medias Agonset, por s’di të jetë bërë kjo, me një arrogancë dhe me të rënë të lapsit, arriti të prishë çdo gjë në mënyrë të menjëhershme, për të treguar që unë të zhduk dhe s’do jesh më këtu. Në vendimin e 2019-ës, janë regjistruar shumë prova, ka thënie të kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj dhe sekretarit të Kryeministrisë. Janë regjistrime që janë bërë. Këto përmenden edhe në vendimin e rishikimit. Qeveria ka paragjykuar që në fillim të herët çështjen dhe s’e di pse ka vazhduar procedurat në gjykatë, sepse mund ta abandononte dhe të mos e njihte si gjykatë. Se di si mund t’i thuash lajm fake një vendimi që ka datë. Janë tre arbitra profesionistë, ku njëri prej tyre është zgjedhur nga pala shqiptare. Edhe ai ka vendosur kundër rishikimit të vendimit. Nuk ma do mendja që Becchetti për hatër të zgjedhjeve lokale ka trysnuar tribunalin atje për ta nxjerrë tani. Beteja s’mund të vijojë. Ky vendim është përfundimtar. Vendimi duhet të ekzekutohet. Qeveria tentoi të përdorte mekanizmin e anulimit, që përdoret në raste shumë të rralla. Qeveria ka marrë kontraktor, studio ligjore, ku partner ishte bashkëshorti i Avokatit të Shtetit. Dëmi ekonomik ka ardhur edhe nga kontratat që ka lidhur qeveria shqiptare me studiot ligjore. Të pretendosh që tribunali ishte i korruptuar duhet të kishte fakte. Gjuha e përdorur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja është e pakujdesshme”.

Trupa e arbitrazhit është acaruar duke menduar që këtu kontrollohet edhe organi i hetimit, ndërkohë që fillon një sipërmarrje për ta ekstraduar, dhunë shtetërore, dhe institucionet nuk konsiderohen të pavarura. Është konsideruar që qeveria ka nën kontroll edhe organet e drejtësisë dhe Shqipëria bën një betejë kundër medias. Të gjitha këto kanë krijuar një imazh që e kanë dëmtuar imazhin në Arbitrazh dhe s’kishte shanse që Shqipëria ta fitonte çështjen. Prandaj them që në këto kushte ka qenë komplet pa takt. Për sa kohë është provuar që ka pasur një trysni te organet e drejtësisë të cilat kanë operuar me agresivitet ndërkohë që ishte në procedurat e hetimit, të gjitha këto kanë një impakt te dhënia e drejtësisë nga Gjykata Europiane. Qeveria me sjelljen e saj kanë krijuar çështje të reja, duke i dhënë mundësinë Becchetti-it të bëjë lekë në Shqipëri pa bërë asnjë investim dhe kjo është shumë e rëndë.

Banka Botërore besoj që do ndërhyjë te qeveria në lidhje me këto deklarata, do kërkojë arsye për këto deklarata dhe do t’i tërheqë mbrapsht sepse do të ketë pasojë në lidhje me financimet e ndryshme të projekteve që bëhen në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy