Një deklaratë e habitshme dhe rëndë është bërë nga një teoricien konspirativ. Alex Jones thekson se CIA është duke u përpjekur për të vrarë Donald Trump para se ai te marre zyrtarisht detyren muajin e ardhshëm.
Ai beson se agjencia e inteligjences amerikane është “tepër e dëshpëruar” pasi po mundohet të eleminojë presidentin e zgjedhur, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar.
Sipas Jones, raportet që pretendojnë se Trump ka lidhje të ngushta me Kremlinin janë një “shenjë shumë, shumë serioze” e një komploti të mundshem vrasjeje qe mund te kryhet tani afër.
Duke e bërë më të sigurt pretendimin e tij, Jones paralajmëroi se “elementë të bandave kriminale” brenda CIA-s i janë “vënë nga pas” Trumpit. “Ata janë duke i shkuar nga pas Presidentit duke pretenduar se ai është një spiun i huaj që po pengon vullnetin e popullit amerikan”, shkruan raporton “Express.co.uk”.
Ai i bëri këto komente pas raporteve se CIA amerikane beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit për të ndihmuar Trump të fitojë.
Por një zyrtar i lartë amerikan i tha Washington Post se, "Ky është vlerësimi i komunitetit të inteligjencës se qëllimi i Rusisë ishte për të ndihmuar Trump të zgjidhej në krye të Shtëpis së Bardhë".
Hakerat rusë janë të dyshuar për rrjedhjen e mijëra e-mail të rivales së republikanit Hillary Clinton.



