Angjeli: Duhen planifikuar politika të reja, pezullimi i TVSH në sektorin e naftës mund të zbusë krizën (VIDEO)

Angjeli: Duhen planifikuar politika të reja, pezullimi i TVSH në sektorin e naftës mund të zbusë krizën (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Anastas Angjeli në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me krizën e çmimeve për të cilën u shpreh se kjo rritje lidhet me tregjet globale, ndërsa theksoi se duhen bërë politika të reja në formë subvencionesh për të zbutuar pasojat e saj.

Ai tha më tej se ligji i rezervave duhet zbatuar patjetër duke e cilësuar si një domosdoshmëri për vendin edhe pse sipas tij nuk është se rezerva do të zgjidhë problemin e këtij fenomeni global.

Sa i përket rritjes së naftës, Angjeli deklaroi se Tvsh mundet që në harmonizimin me FMN të bëjnë një përjashtim që të ulet për një periudhë 3-6 mujore në sektorin e naftës, si një mundësi e cila mund të zbusë sadopak këtë krizë.

Intervista e plotë

1.Z. Angjeli, ju si e shpjegoni rritjen rekord që pësoi çmimi I karburanteve në vendin tonë. Qeveria e lidh vetëm me luftën në Ukrainë?

Nuk është vetëm rritja e karburantit por e përgjithshme dhe ka prekur jo vetëm karburantin dhe energjinë por dhe shportën e mallrave. Kështu që ju mund të jeni përqendruar këtu por rritja është më e gjerë. Rritja e naftës dhe paralajmërimi ka ardhur që në fund të vitit të kaluar pa filluar lufta në Ukrainë, u bë e qartë se kërcënimi për një rritje të çmimeve po shfaqej në horizont dhe po arrinte me shpejtësi në kulmin e saj. Tregu jashtëm është dertiminant në rritjen e çmimeve në vendin tonë. Kjo ka prekur gjithë sektorin tonë sepse karburantet nuk janë njëlloj malli i thjeshtë që blihet në market, është shumë i rëndësishëm. Padyshim që reaksioni që ka ndodhur, kërkesat që behën për çmimin e karburanteve vijnë sepse është rritur rreth 40%. Rritja e çmimit vjen për shkak të rritjes në tregjet globale.

2.Z. Angjeli, ligji për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, detyron rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të mbajnë rezerva sigurie për periudha krizash. Pse nuk është zbatuar ky parashikim dhe cili është roli i Ministrisë së Energjisë dhe Autoritetit të Konkurrencës në këtë rast?

Në raste krizash padyshim që roli i rezerva dhe menaxhimit me kujdesin maksimal është domosdoshmëri. Nuk e di nëse është zbatuar apo jo ligji për sasinë dhe rezervën për këtë produkt por them se ligji i rezervave duhet zbatuar gjithmonë, kjo është domosdoshmëri. Natyrisht nuk është se rezerva do të zgjidhë problemin e këtij fenomeni global dhe i ekonomisë sonë. Siç po kërcënohemi se do kthehet një krizë e re e inflacionit duke qenë se të gjithë po reagojnë dhe ne kemi mundësi dhe instrumente për të frenuar disi fenomin e kësaj krize. Çmimet janë elementi i tregut por gjithnjë shteti ka ndërhyrë dhe ngritja e një komiteti për ndjekjen e çmimeve të tregut do bëjë pikërisht këtë një. Janë disa drejtime ku mund të ndërhyhet. Janë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me subvencionimet sa i përket çmimit të karburantit. Duhet të kemi një politikë të re, një lëvizje sa i përket përballimit dhe uljes së risqeve.

3.Z. Angjeli,  rritja e çmimeve të karburanteve po jep një efekt zinxhir dhe po rrit edhe çmimet e produkteve të shportës. Cilat janë masat që mund të ndërmarrë qeveria?

Duhet të shohim ecurinë e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ai kuotohet në bursë, këtë javë çmimet kanë qenë galoponte të lidhura dhe me luftën në Ukrainë. Shpresojmë që kjo luftë të mbarojë shpejt por asnjëherë nuk i dihet. Të gjithë instrumentet ligjore dhe që qeveria po i ndjek duhet të përdoren.

4. Z. Angjeli, në kushtet që jemi mundet që qeveria të marrë të drejtën sovrane?

Dy krizat e fundit pandemia dhe kjo e çmimeve padyshim kanë sjellë fenomene të reja dhe të shpejta në ekonomi dhe padyshim masat duhet të jenë efikase dhe të shpejta. Grupi i parë i masave është se për shkak të ndryshimeve zinxhiri i mallrave goditet ose ndërpritet kështu që çdo vend shikon politikat e veta, këtë duhet të bëjmë dhe ne, çfarë të ndryshojmë në energji, bujqësi. Elementët e politikës në përputhje me NATOn të marrim masën për mbrojtjen në vend, duhet të shohim dhe shërbimin publik për qytetarët sepse s’kemi hedhur akoma pas krahëve efektet e pandemisë. Pra kemi një pleksje të të dyjave krizave. Dhe këtë e kemi bërë gjatë pandemisë dhe kemi ndryshuar buxhetin. Nuk është as marrëzi që disa politika të rishikohen për të alokuar fondet atje ku duhet. Duhen parë dhe masat emergjente. Ku jemi prekur ne, te karburantet. Atëherë i vetmi element që edhe mund të shikohet i praktikuar edhe nga Franca, pritet të praktikohet nga Greqia, është TVSH mundet që në harmonizimin me FMN të bëhet një përjashtim që të ulet për një periudhë 3-6 mujore në sektorin e naftës. Nuk rekomandohet të ndërhyhet në sistemin tjetër të taksave. Kjo është e vetmja mundësi për të zbutur sadopak këtë krizë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy