
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se ka rrezik që pas sulmit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit, konflikti të përhapet dhe të shkaktohet një luftë e re në Ballkan.
Në një intervistë për DW, Konjufca deklaroi se: “Rreziku është gjithmonë aty, por duhet ta kuptoni pse. Nuk është për shkak që ne po mbrohemi, por për shkak që Serbia po sulmon”.
Konjufca tha se ndërkombëtarët po binden se Beogradi ështëpotenciali më i rrezikshëm i destabilizimit të krejt Ballkanit dhe Kosovës.
“Sepse, e para ajo strehon grupe terroriste brenda, e dyta ka një lidhje të qartë të mbështetjes nga ushtria e Serbisë të këtij grupi, trajnimet, poligonet ku kanë ushtruar, bazat ushtarake, të cilat i kanë përdorur, armatimi, të cilin e kanë përdorur, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shtetin e Serbisë. Pra, instanca të caktuara të shtetit të Serbisë, bile unë supozoj deri edhe te presidenti, duhet ta kenë ditur për këtë sulm ndaj Kosovës”, shtoi ai.



