Irani: Nëse SHBA prish marrëveshjen, do të pendohet (VIDEO)

Irani: Nëse SHBA prish marrëveshjen, do të pendohet (VIDEO)

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka paralajmëruar se SHBA do të përballet me "pendim historik" nëse Donald Trump do të shkëpusë marrëveshjen bërthamore me Teheranin.

Komentet e zotit Rouhani vijnë pasi presidenti amerikan vendos nëse do të tërhiqet nga marrëveshja me mbarimin e afatit përfundimtar të 12 majit. Trump ka kritikuar ashpër marrëveshjen, duke e quajtur atë "të çmendur". Marrëveshja e vitit 2015 - ndërmjet Iranit, SHBA, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar - hoqi sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor. Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania po përpiqen ta bindin presidentin amerikan se marrëveshja e tanishme është mënyra më e mirë për të ndaluar Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore. Sekretari i Jashtëm britanik Boris Xhonson udhëtoi për në Uashington këtë të diel për të diskutuar çështjen me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

OKB gjithashtu paralajmëroi z. Trump që të mos largohet nga marrëveshja.

Megjithatë, ai ka kërcënuar se SHBA do të "tërhiqen" nga marrëveshja më 12 maj - fundi i një periudhe shqyrtimi prej 120 ditësh - nëse Kongresi dhe fuqitë evropiane nuk i kanë rregulluar "gabimet shkatërrimtare". Në komentet e bëra në televizionin shtetëror iranian të dielën, Presidenti Rouhani tha: "Nëse Amerika largohet nga marrëveshja bërthamore, kjo do të sjellë pendim historik për të."

Ai paralajmëroi se Irani kishte "një plan për të kundërshtuar çdo vendim që Trump mund të marrë dhe ne do të përballemi me të". Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është krejtësisht paqësor dhe thotë se e konsideron marrëveshjen jo të rinegociueshme. Javën e kaluar, Izraeli zbuloi "skedarë të fshehtë bërthamorë", ku thuhej se tregoi se Irani kishte drejtuar një program të fshehtë të armëve bërthamore. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se dokumentet ishin autentike dhe treguan se marrëveshja bërthamore Irani 2015 ishte "e ndërtuar mbi gënjeshtrat".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy