Departamenti Amerikan: Shqipëria ka liri për fenë (VIDEO)

Departamenti Amerikan: Shqipëria ka liri për fenë (VIDEO)

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të martën raportin mbi lirinë  e besimit. Raporti trajtonte edhe Shqipërinë. Në të thuhej se Shqipëria gëzon liri besimi. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria, thuhet mes tjerash në raport, ka legalizuar 41 xhami gjatë vitit, krahasuar më 137 një vit më parë, 6 në vitin 2015 dhe asnjë në vitin 2014.

Ndërkohë që mbetet shqetësim kthimi i pronave të konfiskuara nga komunizmi. Në raport thuhet se Grupet fetare shprehen se Agjencia për Trajtimin e Pronave (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit dhe ka miratuar vetëm një kërkesë për kompensim. ATP-ja tha se qindra kërkesa janë në pritje të ndryshimit të ligjit të pronës, përpara se ato të zgjidhen.

Në raport thuhet se ndërmjet janarit e majit, qeveria trajnoi 29 mësues në 15 shkolla, si pjesë e një projekti provues arsimor për të ndihmuar parandalimin e radikalizmit dhe për të nxitur tolerancën fetare. Megjithatë, zbatimi i plotë i programit ngeci në muajin maj dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

Këshilli Ndërfetar, një forum i udhëheqësve fetar të vendit për të diskutuar shqetësimet e përbashkëta, është mbledhur tri herë, ndryshe nga një vit më parë kur nuk u mblodh fare. Komuniteti Mysliman në Shqipëri është kritikuar në mediet sociale për “një fyerje të perceptuar” ndaj Gjergj Kastrioti Skënderbeut, heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve me rastin e kremtimeve për festën e Bajramit.

Raporti flet për angazhimin e Ambasadës Amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritarë që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me theks në tolerancën fetare.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3 milionë, sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011, myslimanët sunitë përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, ndërsa bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy