Një grua japoneze do të fluturojë në qiell duke u bërë pilotja e parë luftarake femër në vend.
Togerja e parë Misa Matsushima, 26 vjeç, do të fillojë detyrën të premten pasi të ketë përfunduar stërvitjen e saj me F-15, njoftoi ushtria japoneze.
"Si pilotja e parë femër ushtarake, unë do ti hap rrugën femrave të tjera,"-u tha ajo gazetarëve.
Forca ajrore e Japonisë filloi rekrutimin e femrave në vitin 1993, me përjashtim tek avionët luftarakë, por e hoqi ndalimin në fund të vitit 2015.
"Që kur pashë filmin "Top Gun" kur isha në shkollën fillore, unë kam admiruar gjithmonë pilotët e avionëve të luftës", u tha gazetarëve e diplomuara e Akademisë Kombëtare të Mbrojtjes të Japonisë.
"Dëshiroj të vazhdoj të punoj shumë për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për veten por edhe për gratë që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen", tha Matsushima.

Tre gra të tjera janë duke u trajnuar për t'u bashkuar me grupin e elitës së pilotëve luftarakë.
Kjo është arritja e parë në vendin aziatik pas kërkesave kombëtare për barazi më të madhe gjinore. Japonia është një vend tradicionalisht i dominuar nga meshkujt.
Avionët luftarakë F-15J që do të pilotojnë janë aeroplanë të projektuar për të luftuar në ajër me avionë të tjerë. Ata mund të arrijnë shpejtësi maksimale rreth 2.5 herë më të shpejtë se tingulli ose rreth 3.000 km / h.



