Shtyhet nisja e vitit të ri mësimor, Zhapaj: Pjesëmarrja në mësimin plotësues duhet të ishte me detyrim

Shtyhet nisja e vitit të ri mësimor, Zhapaj: Pjesëmarrja në mësimin plotësues duhet të ishte me detyrim

Shkolla në Shqipëri do të nisë në 27 shtator dhe jo në 13 shtator sikurse ishte vendosur me herët.

Njoftimi u dha nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi e cila deklaroi se kohëzgjatja e mësimit plotësues të zgjatet me dy javë të tjera, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të jenë më të përgatitur, duke marrë parasysh se vitin e kaluar mësimi është bërë online në pjesën më të madhe të kohës.

Lidhur me këtë vendim në një lidhje skype, në studion e lajmeve të MCN TV ishte i ftuar eksperti për çështjen e arsimit, ish-këshilltari pranë Ministrisë së Arsimit z. Albano Zhapaj.

Në fjalën e tij ai deklaroi se vendimin e sheh si diçka pozitive për mangësitë e mësimit online të krijuara nga viti i kaluar, por sipas tij nuk ka sens vendimi fakultativ për nxënësit, pra të marrë pjesë kush të dojë në mësimin plotësues.

Sipas tij pjesëmarrja e nxënësve në shkollë nga 1 shtatori kur shkollat shqiptare hapin dyert deri në 27 shtator duhet të ishte me një pjesëmarrje të detyruar për të gjithë.

Unë e ndoqa me kujdes vendimin dhe për të qenë i sinqertë më pëlqen fakti që fillon shkolla në 1 shtator. Do e duartrokisja që në 1 shtator hapen dyert e shkollave shqiptare. Vura re se kjo nuk është një vendimmarrje vetëm e ministres për e një grupi interesi dhe në një farë mënyrë ishte një konsultim me prindërit për një rikuperim të mangësive. Por ajo që dua të sqaroj është fakti së pari nëse ne duam të rikuperojmë nga viti i kaluar mangësitë e mësimit online dhe jo dy javë por do e bëjmë 4 javë është diçka pozitive. Ne vetë dhe unë kam shprehur pakënaqësinë time për ecurinë e mësimit online ndërkohë që përmbajtja e këtij procesi nuk ecte mirë. Rikuperimi nga 2 javë në një 1 muaj mua më duket pozitive. Unë mbështes faktin që nuk bëhet gjë në dy javë por gjysma e të keqes 1 muaj është diçka pozitive. Ajo që unë shoh me sy kritik është pse kanë thënë që nga 1 shtator dhe 27 fëmijët të shkojnë sa herë të duan. Aspekti i parë për rikuperim 4 javë pozitiv, por aspekti i dytë që nuk shoh produktiv është çmësim do rikuperosh, në çmasë në 4 javë kur thua kush të dojë të vijë dhe kush të dojë jo. Nëse gjërat shkojnë mirë më kohën jemi mirë, por ajo që lë hapësirë dyshimi është ajo çfarë do të thotë ekzekutivi me po deshe hajde po deshe mos hajde.

Ndërsa lidhur me vaksinimin i cili në muajin shtator në institucionet publike përfshirë dhe shkollat do të bëhet i detyrueshëm, Zhapaj sqaron se nëse bëhet i detyrueshëm mësuesi do e pranoj për të mos humbur vendin e punës, sa për fëmijët ai tha se kjo është çështje ekspertësh.

Unë gjykoj që kjo pjesa e vaksinimit nëqoftëse shteti e vë me detyrim mësuesi i gjorë nuk ka nga të shkojë sepse do pranoj për të ruajtur vendin e tij të punës, përsa i përket fëmijëve kjo është një çështje ekspertësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy