Muça: Duhen verifikuar punonjësit që vijnë nga jashtë. Ata nga Bangladeshi e shohin Shqipërinë si destinacion largimi drejt vendeve të BE-së (VIDEO)

Muça: Duhen verifikuar punonjësit që vijnë nga jashtë. Ata nga Bangladeshi e shohin Shqipërinë si destinacion largimi drejt vendeve të BE-së (VIDEO)

Teksa bizneset në vend janë në krizë për krahë pune, ka nga ato sipërmarrje që operojnë më marrjen e punëtorëve nga vendet e treta për të punuar në Shqipëri.

Drupal Ad

 

 

 

Por për ekspertin e punësimit, Erjon Muça, skema për punonjës nga jashtë nuk mund të quhet një dështim, nëse verifikimet kryhen paraprakisht nga të dyja palët.  

Për ‘MCN live’ Muça thotë se kryesisht punëtorët nga Bangladeshi dhe në dijeni të agjencive të punësimit nga vendet gjegjëse, nisen me synimim që Shqipëria, të jetë për ta, një destinacion i daljes drejt vendeve të BE-së.

Unë mendoj se nuk është një dështim sesa është analiza dhe mënyra që ndiqet për ti kërkuar këtë punonjës. Me tepër është burimi nga i cili vijnë këta punonjës, është kontakti i origjinës së tyre, sa serioz dhe institucional është ai, sa përpiqet sipërmarrja vendase me iniciativë edhe mundësin e tyre për të bërë verifikimet e nevojshëm të stafit që i bën për të punuar në Shqipërinë, sepse ndonjëherë predominon nevoja e ngutshme për ti patur dhe shkurtohet mjaftueshëm koha e verifikimit se kë punonjës po merr ti nga këto vende.

Herë pas here agjencitë e atjeshme, duke marrë shpërblime të tyre në formën e ryshfeteve kanë abuzuar me elementet e verifikimit të punëtori që çojnë ose edhe me verifikimin e arsyetimit që ka punonjësi për tu shkuar drejt vendeve. Shumica e këtyre vendeve që vijnë nga Bangladeshi e shohin daljen nga kufijtë vendit të tyre si formë arratie dhe shpëtimi me destinacion vendet e BE dhe një pjesë e agjencive që e kanë realizuar këtë proces atje kane ditur këtë synim dhe këtë qëllim që ka punonjësi që çon dhe me vetëdije e ka ndërmarrë hapin që të bëhet pale në kalimin e  paligjshëm të kufijve.  

Duke u ndaluar të shifrat se sa të punësuar të huaj janë ligjërisht të verifikueshëm në Shqipëri, Muça thotë se janë mbi 16 mijë, porse numri është akoma më i madh i të paregjistruarve që vijnë për punë sezonale në vend.

Momentalisht është industria e turizmit dhe industria përpunuese që ka numrin më të lartë të punonjësve të huaja sipas tipologjisë dhe karakteristikave të punëve. Shumica prej tyre janë në funksion të punëve te thjeshta elementare dhe shumë pak janë në fushën e zanateve.

Shifrat janë të rrëmujta sepse ne do duhej të shohim kush është punonjësi që vjen të punojë në mënyrë sezonale dhe regjistrohet si punëtor i përkohshëm.

Të huaj të punësuar në Shqipëri, më numër qëndrimi të rregull 16850 punonjës me leje qëndrimi që punojnë më afatgjatë, ashtu sikundër kemi të huaj që ofrojnë punë informale gjatë sezonit veror ku të ardhurat që fitojnë nuk deklarohen dhe mënyra se si ato operojnë me para kesh me të cilat qarkullimi është ende shumë i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy