Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Pas Bashës fshihet Berisha, duan ‘Shqipërinë Etnike’

Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Pas Bashës fshihet Berisha, duan ‘Shqipërinë Etnike’

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka folur për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën e ardhshme në Shqipëri, duke deklaruar se ndjek sondazhet të cilat thonë se diferencat janë të vogla.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind,”-ka thënë Vuçiç.

Më tej presidenti i Serbisë ka shtuar se pas Bashës fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe ka shtuar se ata kërkojnë ‘Shqipëri Etnike’. Vuçiç ndër të tjera shprehet se është krenarë që i ka penguar për këtë qëllim.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon,”- ka thënë Vuçiç.

Ai ka konfirmuar se është kundër bashkimi të Kosovës me Shqipërinë.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës,”- tha Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy